Iku nga Kosova për shkak të Chalandes, trajneri i ri i dërgon ftesën dardanit që është në super formë

Mbrojtësi i St Paulit, Leart Paqarada, do të rikthehet te Përfaqësuesja e Kosovës. Burime të emisionit “Koha Shtesë” në SuperSport Kosova njoftojnë se trajneri Alain Giresse i ka dërguar ftesë 27-vjeçarit per dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fund të shtatorit.
Mbrojtësi i krahut të majtë mungonte te Kosova që nga 4 prilli i vitit 2021, kur nëpërmjet një letre kishte hequr dorë nga Kosova për aq kohë sa do te ishte trajner Bernard Challandes.
Në atë, kohë Paqarada ishte ndier i injoruar nga zvicerani, i cili nuk e kishte aktivizuar. Edhe pas ardhjes se francezit Giresse te Dardanët, Paqarada nuk kishte marrë ftesë në grumbullimin e parë, mirëpo tani duket se të gjitha gjërat janë qartësuar dhe ai pritet të jetë në dispozicion të Giresse për dy ndeshjet e fundit në grupe kundër Irlandës së Veriut dhe Qipros.
Nderkohe sulmuesi dardan Astrit Selmani, ka shkëlqyer në fitoren që skuadra e tij Hapoel Beer Sheva e ka arritur ndaj Hapoel Tel Avivit, me rezultat 3-2, në kampionatin izraelit.
Selmani ka shënuar golin e parë për skuadrën e tij, derisa ka asistuar tek goli i tretë, në ndeshjen e javës së katërt. Ai luajti titullar në këtë ndeshje, pasi në dy të kaluarat kishte qëndruar në bankën rezervë.
Për Selmanin ky është goli i dytë në fanellën e skuadrës izraelite. Golin e parë e kishte realizuar muajin e kaluar kundër Luganos, në ndeshjen e Ligës së Konferencës.





