Il Giornale e quan “sëmundje transferte”, gazetari Sconcerti: “Problemi më duket një tjetër tani…”

“Milan rezulton pa sulm dhe me sëmundje transferte”: këtë mëngjes Il Giornale perdor kete fjale për të komentuar barazimin e djeshëm 0-0 nga kuqezinjtë në fushen e Sassuolo. Paraqitje zhgënjyese ajo e Djallit që ashtu si në Bergamo grumbulloi vetëm një pikë në fushë në të cilën vetëm pak muaj më parë kishte fituar kampionatin e 19-të.
Maignan ishte edhe një herë vendimtar, duke neutralizuar një penallti ndaj Berardit në pjesën e parë dhe sigurisht qe pa ate pritje mund te kishte ardhur edhe humbja e pare ne kete kampionat. Djemte e Piolit kane shenuar ne 4 ndeshje 7 gola dhe kane pesuar 3 te tilla.
Në faqet e Corriere della Sera, Mario Sconcerti komentoi për barazimin e Milanit dje në Sassuolo duke u ndalur te fakti se ekipi i Piolit nuk ngjan me ate qe jemi mesuar te shohim sezonin e shkuar dhe deri diku edhe ne Bergamo ndaj Atalanta-s.
“Inter dhe Roma vazhdojnë, befasia është loja e çekuilibruar e Milanit. Nuk është e detyrueshme të mundësh Sassuolo në shtëpi, por nuk ishte Milan pothuajse në ndonjë nga shumë lojtarët e tij të klasit të lartë. […] Padyshim që është një hap mbrapa për AC Milan, çuditërisht kompleks dhe pa gjuajtje në portë.
Inter dhe Roma po mposhtin skuadrat më të ulëta tani për tani, Milani tani per tani jo! Ndoshta ai gjeti nje ndeshja që nuk e priste. Sassuolo nuk e mbajti topin, luajti me forcë dhe vrap, duke pranuar epërsinë e kundërshtarit.
Kjo çoi në konfuzion në logjikën e zakonshme të Milanit. […] Një ndeshje e ngatërruar, pak jorealiste, jo tipike e nje Milani qe jemi mesuar te shohim. Fakti eshte qe shume shpejt duhet ta kuptojne se ndoshta tashme kundershtaret do te prishin edhe karakteristikat dhe fiziononime e lojes se tyre ndaj Milanit, pasi e shohin si ekip kampion”.



