Ilir Daja duke kërcyer, reagimi epik pasi Ballkani shënoi golin e 4 (video)

Ballkani ka marrë një fitore me shumë vlerë në takimin ndaj turqve të Sivasspor me shifrat 3-4. Një takim dramatik i cili sheh fitimtar të besuarit e Ilir Dajës.
Është ai, kudo dhe gjithmonë vetëm Ilir Daja. Njeriu i lindur për të shkruar suksese bashkë me historinë. Diçka të tillë e bëri edhe sonte në Turqi.
Ballkani mposhti në transfertë Sivasporin me rezultatin 4-3. Një sfidë historike që i dha 3 pikë të besuarve të trajnerit kryeqytetas.
I veshur, i kollarisur dhe ashtu i kapërdisur, i tregoi turqve se sa vlen në të vërtetë lëkura e shqiptarëve. Festa ishte legjitime. Rrallëherë jemi mësuar ta shohim Dajën të festojë në mënyrë të tillë.
Dhe si? Pikërisht me drejtorin sportiv, Nderim Nexhipi. Për këtë të fundit në Shqipëri, tifozët e Partizanit kanë shpikur një shprehje: “Je e bukur si goli i Nexhipit në derbi”, duke ia dedikuar njeriut të zemrës.
E pikërisht dhe goli i Krasniqit në minutën e 94-të ishte si një dhuratë për trajnerin Ilir Daja që në trojet shqiptare po tregon edhe një herë se është më i miri. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni momentin e festës së teknikut kryeqytetas.





