Ilir Meta takon Sali Lushën dhe zhvillojnë një bisedë të shkurtër mes tyre për Stresin

Ish-bodyguardi i Sali Berishës dhe njëkohësisht dhe baba ii reperit të njohur Stresi, Sali Lushaj, ka marrë pjesë në protestën e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilit Meta.
Në momentin kur Meta po takohej me protestuesit që iu bashkuan thirrjes së tij ai shtrëngoi duart edhe me Sali Lushën të cilin e pyeti dhe për të birin, Stresin.
“O ku je o i madh, Stresin si e kam?”, thotë Ilir Meta teksa i jep dorën. “Mirë!”, i përgjigjet Sali Lushaj duke buzëqeshur.
Partia e Lirisë ka nisur prej gjysmë ore protestën e parë, e cila po mbahet në inceneratorin e Tiranës, në periferi të kryeqytetit.
Ky është tubimi i parë që mban kjo forcë politike dhe gjithashtu aksioni i parë në nisje të këtij sezoni të ri politik.
Veç deputetëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, protestës së thirrur nga Ilir Meta i janë bashkuar qytetarë të Tiranës dhe deputetë të opozitës.





