INSTAT: Për vitin 2021 krimi në vend u rrit me 7,5% , ndëshkueshmëria ra me 4%

Për vitin që lame pas, kriminaliteti në vend është rritur ndjeshëm, teksa ndëshkueshmëria ka pësuar rëne. Këto janë të dhënat që dalin nga raporti i INSTAT për vitin 2021, ku vihet re situata kriminale në vend është edhe më e rëndë edhe se 2017, i cili ka qenë gjithashtu një vit elektoral.
Kriminaliteti në Shqipëri rezulton se është rritur ndjeshëm vitin që lamë pas. Të dhënat e INSTAT tregojnë vrasjet, trafiku i drogës dhe dhuna në familje, janë krimet me rritjen më të lartë.
Por teksa në kriminaliteti është rritur me 7,5% krahasuar me 2020-në, ndëshkueshmëria ka rënë me 4%.
Sipas raportit, në vitin 2021 u regjistruan 61 vrasje me dashje, niveli më i lartë që nga viti 2017, kur ishin 71 të tilla.
Të njëjtën tendencë kanë shënuar dhe krimet në fushën e drogës, të cilat arritën në mbi 3 mijë, sërish niveli më i lartë që nga viti 2017. Në krahasim me dy vitet e pandemisë, rritja është mbi 50%.
Në të njëjtën linjë shfaqen dhe rastet e dhunës në familje. Instituti i Statistikave bën me dije se janë 126 denoncime më shumë se 2020-ta, ndërkohë që janë konstatuar edhe 67 vjedhje duke shpërdoruar detyrën.
Nga ana tjetër, rënie regjistrojnë krimet seksuale, grabitjet me armë dhe falsifikimet e monedhave.
Sa i takon autorëve të këtyre veprave penale, evidentohet se më problematike është grupmosha 18-44 vjeç.
Ndërkohë, në raport me popullsinë për vitin 2021 rritje ka shënuar edhe numri i të burgosurve.
Ndërkohë, në raport me popullsinë për vitin 2021 rritje ka shënuar edhe numri it ë burgosurve për 10 mijë banorë, në 18 nga 16.






