Inzaghi-t nuk i del inati: “Meritonim barazimin, po mos ishte Maignan…”

Pas turit të intervistave me televizionet, Simone Inzaghi foli edhe në sallën e konferencave të San Siros për të analizuar fundin e hidhur të derbit të Milanos.

Si mund të shpjegohet kjo disfatë? Pse dolet nga loja shume minuta? “Sepse duhet të jemi të mirë në menaxhimin e momenteve të ndeshjes. 25 minutat e para ishin të barabarta, pastaj shënuam. Pas 1-1 patëm një ndërprerje që nuk lejohet në ndeshjet e kësaj vlere.

Pas 3-1 kaluam një gjysmë ore të mirë, do të kishim merituar një barazim. Maignan bëri ndërhyrje të mëdha, por kjo nuk më mjafton: duhet të përpiqem të kuptoj arsyet e këtyre momenteve.”

A ka ndonjë gjë që nuk do ta bënit më? “Më pas është gjithmonë e lehtë te flasesh, unë jam gjithmonë konsistent me zgjedhjet e mia. Më vjen keq që kemi pesuar 3 gola, kemi luftuar për të shënuar dy. Në të dytin dhe të tretën kemi lexime të gabuara individuale.

Ka zhgënjim, siç duhet te jete. Ne kemi humbur një ndeshje që vlen shumë për tifozët dhe klubin. Tani është Bayern, ne duhet të analizojmë dhe kuptojmë. Ne do të kishim merituar golin e barazaimit gjysmë ore të fundit ndaj Milanit, ato 25 minuta nuk na falen”