Inzaghi tregon që është trajner koti, bën dy zëvendësime në 30 minutat e para, befason Asllanin

Inter po luan në Udinesen për javën e 7 në Serie A. Zikaltërit po barazojnë 1-1 ndërkohë që trajneri Inzaghi nuk preferoi të niste titullar Asllanin pas mungesës së Calhanoglu por me Mkhitaryan.

Në 30 minutat e para, armeni ishte totalisht jashtë lojës dhe trajneri i zikaltërve u detyrua ta zëvëdnësojë sëbashku me Bastonin.

Edhe këtë herë, tekniku zikaltër nuk preferon të hedhë në fushë Asllanin por zgjedh italianin Ghaliardini për të cilin ka pasur prej 2 vitesh kontestime nga tifozët zikaltër.

Asllani mbetet kështu zgjedhje e tretë në repartin e mesfushës së Interit dhe situata e elbasanasit bëhet shqetësuese sepse në moshën e tij, ai duhet të marrë minuta në mënyrë që të zhvillohet më shume.

Inter ka kaluar në avantazh në minutën e 5-të me anë të Barella nga një goditje dënimi. Zikaltërit kanë shfrytëzuar këtë goditje të lirë për ta kthyer në një gol te bukur.

Udinese ka arritur të barazojë rezultatin në minutën e 21-të.Pas një topi të dërguar drejt zonës, në rrëmujë e sipër Skriniar ka realizuar autogol.