Ish-konkurrenti i Për’Puthen gjen dashurinë jashtë programit: Në gusht kemi fejesë

Ish-konkurrenti i Për’puthen Melik Balkici doli beqar nga programi, por gjatë ditës së sotme ai ka zbuluar se ka gjetur dashurinë.

“Jeta ime shkon shumë bukur. Jam në një lidhje me një vajzë nga Vlora. Kemi kohë që njihemi, edhe më parë njiheshim po nuk kishim këtë marrëdhënie. Jemi njohur që para Përptuhen por kemi pasur raporte miqësore.

Ish-konkurrenti i Për’Puthen gjen dashurinë jashtë programit: Në gusht kemi fejesë

Nuk do të ketë një profil publik edhe para se të publikoja fotot mezi ia mbusha mendjen. Ajo nuk do të bëhet e famshme, thjesht që të jetë e lumtur. Jemi prezantuar edhe me familjarët, bashkjetojmë bashkë. Po shkon shumë mirë, jemi si shokë. Nuk jemi fejuar por nga fillimi i gushtit do të bëj një fejës të madhe. Kemi dëshirë të kemi një familje të madhe me shumë fëmijë”-tha ai.