Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i “çmendur” pas Trixës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Xhafer Thaçi ka habitur me deklaratat e tij.

I ftuar në “Glamour Zone” ai ka shprehur hapur pëlqimin e tij për Beatrix Ramosaj duke zbuluar edhe bisedat me nënën e saj.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i “çmendur” pas TrixësSa i përket ndarjes së Beatrix nga Donaldi ai shprehet se është një avantazh për të, ndrësa shton se ku i fundit e “përndjek” në Instagram duke i parë postimet.

Biseda:

Pyetje: Keni biseduar ndonjëherë me Beatrix?

Xhaferi: Nuk kam pasur rast të bisedoj me të, por kam biseduar me mamanë e saj. Ia kam shprehur pëlqimin për gocën. Kam qenë shumë interesante sepse i kam thënë “si të dukem si dhëndër.” Qeshi, dhe pastaj kështu disa shkrime, bisedova edhe pak me të i thashë ti bëjë të fala gocës.

Pyetje: Çfarë mendon për ndarjen e saj të bujshme?

Xhaferi: Asgjë thjesht e shoh në avantazhin tim, më hapet rruga.

Pyetje: Ke thënë nuk e njoh Donaldin si nuk e njeh?

Xhaferi: Se njoh, ai më njeh mua. Ai më shikon storyt në Instagram.

Tutje ish-konkurrenti zbuloi edhe me fakte se si Donaldi ja ka parë storyt.

“Shiko si më sheh storyt në Instagram mua dhe faqeve të fansave të mi”, tha ai.

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” i “çmendur” pas Trixës