Ish-lojtari kuqezi shfryn ndaj Pippo Inzaghit: “Aktivizonte vetëm miqtë e tij, ndaj ika nga Milani”

Karriera e trajnerit të Filippo Inzaghit sigurisht që nuk reflekton atë të një futbollisti. Kur veshi fanellën me numër 9 të Milanit, SuperPippo ishte në fakt një vra*sës i pamëshirshëm dhe i vazhdueshëm ne zonen gol duke ngritur trofe te rendesishem si Champions!
Nga ana tjetër, Inzaghi si teknik alternon sezone të shkëlqyera me të tjera më pak të mira. Në Serie A me Bologna dhe Benevento ai ka marrë së fundmi disa pakënaqësi personale.
Edhe eksperienca e tij e parë si trajner, në pankinën e Milanit, ishte katastrofike. Pippo mbylli sezonin 2014-2015 me një vend të dhjetë zhgënjyes dhe anonim, ndoshta në momentin më të keq në historinë moderne të kuqezinjve.
Aftësitë menaxhuese të Inzaghit gjithashtu janë kritikuar ashpër kohët e fundit. Nga një lojtar që u stërvit te Milanello nga vetë ish-qendërsulmuesi. Ky është Adil Rami, një mbrojtës francez që luajti për Milanin në epokën e Inzaghit. Një eksperiencë që nuk ishte e paharrueshme per te. Adli i cili i intervistuar nga BeIn Sports foli keq për ish-trajnerin e tij.
“Në karrierën time pata fatkeqësinë të takoj Inzaghin – pranoi Rami – Ai aktivizonte vetem miqtë e tij në fushe. U largova me nxitim, doja shumë të kthehesha në futbollin konkurrues dhe te perjetoja dicka ndryshe.
Kam pasur shumë mësues në karrierën time, nga Garcia te Seedorf e deri te Deschamps. I shikoja duke menduar se nuk mund të arrija kurrë në nivelet e tyre. Më pas u kryqëzova me Inzaghin dhe kuptova se kushdo mund të stërvitet, ai ishte një fatkeqësi e vërtetë”.
Fjalët e ashpra të Ramit, ndoshta të ashpra ndaj Inzaghit, i cili në kohën e Milanit ishte në stolin e tij të parë të vërtetë dhe për këtë arsye ende i papërvojë në disa dinamika. Megjithatë, karriera e Pippos është në rritje, ndërsa deklarata e francezit është në një polemike!



