Ish-sulmuesi i Teutës dhe Partizanit i habit të gjithë me ekipin e ri, vjen prezantimi

Amir Bilali, ish-futbollisti i Bylisit, Teutës, i cili së fundmi në Superiore ka qenë pjesë e Partizanit, do të vijojë karrierën te skuadra e Akzhajik, në elitën e futbollit të Kazakistanit.

Mbrojtësi 28-vjeçar është zyrtarizuar ditën e sotme, teksa do të nisë një aventurë të re te kjo skuadër. Bilali ishte pjesë e skuadrë së Mezokovesd në Hungari sezonin e skuadër, teksa tashmë do të provojë një eksperiencë në kampionatin kazak.

Më herët futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është aktivizuar edhe me Klincenin në Rumani, Shkupin, Rabotniçkin, NK Çelje, si dhe moshat e Lacios dhe Kremonezes.

Partizani me shumë mundësi ndaj Erzenit do të duhet të bëjë pa dy titullarë, Matondon dhe Hotin. Kongolezi dhe “dardani” vuajnë problemet me kaviljen.

Ditët e fundit janë stërvitur vetëm në palestër, teksa ende nuk kanë pasur mundësi të zbresin në fushë, çka do të thotë se shanset për të luajtur janë shumë të vogla. Da Silva dhe Preka, që kanë pasur probleme me rrëzat e kofshëve, janë të gatshëm.

Sa i përket formacionit, do të jetë pikërisht braziliani, që do të zëvendësojë Hotin pas sulmuesve, teksa nga minuta e parë do ta nisë Cara në ofensivë.