Iu fshi fotografia pasi u cilësua provokuese, a do ta ndryshojë Ronela Hajati performancën e saj pas censurimit nga Eurosong?!

Ronela Hajati kaloi me sukses proven e parë zyrtare për Eurosong 2022 dhe fotot e saj nga performanca u publikuan të parat por u fshinë pas pak kohësh pasi u cilësua provokuese.

Fotot u rikthyen në faqen zyrtare vetëm pasi ishin hequr disa nga pamjet.

E skena për të cilën është krijuar debat është pjesë e performancës së Ronelës dhe ka qenë Klaudia Pepa që ka zbuluar se asgjë nga performanca e planifikuar tashmë nuk do të ndryshohet.

Ajo është koreografe dhe kërcimtare pjesë e performancës dhe është shprehur mjaft e lumtur që është pjesë e ekipit shqiptar.

Po ashtu Niko Komani, anëtar i delegacionit Shqiptar është shprehur në lidhje me këtë çështje duke thënë se është bërë më e madhe nga sa ishte. Ai ka shtuar se kënga ka patur një impakt mjaft të mirë deri tani.

“Unë mendoj se është bërë më e madhe sesa është, por di të them që impakti këtej është shumë i mirë. I shikoj të gjithë njerëzit duke reaguar për këngën, për performancën, për fotot… Dhe jemi të gjithë shumë me këmbë në tokë nga e gjithë dashuria që po marrim. Për kaq kohë sa kemi këtu një është nga këngët që kemi dëgjuar më shumë si nëpër klube si nëpër bare. E ndalojnë Ronelën në rrugë për të bërë foto dhe për t’i dhënë mbështetje”- tha ai.