Iu ka marrë malli për këngët e Florit? Epo bëhuni gati, vjen super bashkëpunimi mes dy artistëve që i doni shumë

Flori Mumajesi po rikthehet në muzikë pas një pauze të gjatë. Kantautori ka nënkuptuar se po sjell një bashkëpunim me Ylli Limanin.

Ka qenë ky i fundit që ka publikuar një pjesë nga kënga ndërsa ka shkruar: “Pyeteni Flori Mumajesin se kur del kënga”, duke i bërë tag artistit.

Ndërsa Flori, teksa ka rishpërndarë postimin e Yllit ka shkruar: “Është fshehur pas reve, as nuk e shoh, as më sheh”.

Më pas, në një tjetër video, teksa ndan një pjesë ku këndon ai, Flori shkruan: “Nëse vlen si përgjigje”, duke mos e zbuluar datën e publikimit.

https://streamable.com/n2ywxo

Flori Mumajesi ka kujtuar nënën e ndjerë pak dite me pare përmes një postimi prekës. “Nëpërmjet muzikës kam ndarë ndër vite copëza shpirti, prej kohësh nuk e bëj më, mbase prandaj e ndjeva kaq të nevojshme ta ndaja edhe aq shpirt sa më ka mbetur me këtë foto dhe pikërisht sot! Sot u zgjova djersitur dhe sa bëra të çohem nga krevati më erdhi era Loke, era mushe, era mam, era që më ka rritur, era jetë, era që vdisja ta nuhasja duke zhytur kokën në qafë, era më e mirë në botë.

Më mungon është pak ta them, çdo ditë të kam para syve si luftove duke më shtrënguar dorën deri në frymën e fundit. Asnjë urim s’ma mbush dot shpirtin kur s’e kam një telefonatë nga ty, një mesazh! Më ike ditën që më linde mushe, nuk e di a është më ditëlindja ime në datën 23.”, ka shkruar Flori.