Ja për çfarë po punohet: ky është ushqimi që do ta gjejmë së shpejti në tryezë

Industria e mishit është dëm i mjedisit. Ne e dimë këtë prej disa kohësh dhe në fakt, përpjekjet po shtohen për të gjetur një zëvendësues të qëndrueshëm dhe mundësisht të shijshëm për biftekët dhe bërxollat.
Perimet janë një opsion i dukshëm, por jo të gjithë janë të gatshëm të bëhen vegjetarian brenda natës. Në një planet me shtatë miliardë njerëz është e vështirë të garantohet sasia e duhur e proteinave për këdo që përdor vetëm perime dhe bishtajore. Kjo është arsyeja pse ideja e konsumimit të insekteve për ushqim ka vite që po fiton terren.
Dhe hulumtimi i paraqitur mund të tregojë rrugën për të kapërcyer edhe ngurrimin e konsumatorëve më pak të gatshëm për të eksperimentuar: transformimin në miell, në erëza dhe aromatizues ushqimesh i krimbave të vegjël kafe të përdorur gjerësisht si ushqim dhe si karrem.
Një studiues në Universitetin Korean të Wonkwang, i cili kryeson ekipin e shkencëtarëve që kryen studimin thotë se krimbat janë të shijshëm.
Ato përmbajnë nivele të larta të acideve yndyrore, vitaminave, mineraleve, fibrave dhe mbi të gjitha proteinave, në sasi të krahasueshme me ato të mishit tradicional.
Pavarësisht rezultateve premtuese, Cho pranon se ka ende punë për të bërë për të arritur një shije që vërtet nuk dallohet nga ajo e një bifteku mishi.





