Jam një nënë. Kam nevojë për ndihmë. E kam djalin në gjendje shumë të keqe

E shpërndajmë këtë apel për ndihmë nga JOQ Albania: “Jam një nënë. Kam nevojë për ndihmë. E kam djalin në gjendje shumë të keqe. Ju lutem më ndihmoni. Ngela spitaleve kaq vite. Me shumë mundime kam ardhur deri këtu po nuk mundem më. Jam katandisur shumë keq dhe djalin e kam në gjendje shumë të vështirë e kam në një gjendje sa nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe nuk mund të shkojë dot në tualet. Ju lutem më ndihmoni jam një nënë me shumë vuajtje“. – Numër kontakti +355695794366
Ky i ri është nga Gjirokastra, ndërsa nëna e tij ka shkruar për të kërkuar kontributin e shqiptarëve me aq sa kanë mundësi. Numër kontakti +355695794366
Feti Muka vuan që i vogël nga epile3psia. I riu a rreth 5 kriza në ditë dhe ka nevojë patjetër për një nga familjarët që t’i qëndrojë afër, ndërsa nëna e tij kërkon urgjentisht ndihmë pasi gjendja e tij sa vjen e po përkeqësohet.
Fetiu ka nevojë për t’u dërguar jashtë vendit për kurim pasi sipas mjekëve në Shqipëri, ai ka edhe 48 orë jetë.
Muka është i shtruar në spitalin “Omer Nishani”, Gjirokastër në katin e tretë. Numri që familjarët e Fetiut kanë lënë në dispozicion për të gjithë njerëzit që kanë dëshirë të ndihmojnë për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të tij është +355695794366
Me shpresën që ky postim të mbërrijë sa më shumë Shqiptarë që mund ta ndihmojnë këtë nënë, urojmë shërim të shpejtë.





