Janë në të njëjtin grup në Champions, tifozët e Chelsea as që e dinin se kujt shteti i përket Vllaznia

Pas arritjeve të Skënderbeut në Europa League, historinë e futbollit shqiptar e kanë shkruar me gërma të arta burrneshat e Shkodrës.
Këto të fundit arritën të shkonin deri në fazën e grupeve të Champions League, atje ku futbolli i meshkujve nuk ka gjetur dot ende vend.
Në shortin e hedhur së fundmi, Vllaznia gjeti grupin e ferrit dhe njëkohësisht të prestigjit pasi do të luajë kundër PSG, Real Madrid dhe Chelsea. Londinezët kanë zgjedhur që të bëjnë një kuitz me disa pyetje për tifozët.
Pyetja e fundit nga faqa zyrtare e femrave të Chelsea ishte: “Në cili shtet është pjesë Vllaznia?”. 54 përqind e tyre kanë votuar për Shqipërinë, 22 përqind prej tyre për Kroacinë, 13 përqind për Malin e Zi dhe 10 përqind për Zvicrën.
Duke marrë parasysh faktin se po kjo faqje zyrtare e Chelsea e kishte prezantuar Vllazninë si ekip të Shqipërisë apo kërkimin në internet ku për vetëm 5 sekonda mund të gjendet përgjigja e saktë, mund të thuhet se tifozët që kanë votuar kishin realisht fare pak dijeni.
Kujtojmë se kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në fazën e grupeve të Champions League për femra, sepse atë për meshkuj do na duhet ende shumë kohë të presim të realizohet.
16/12 🥴🥴🥴🥴🥴🥴
Vllaznia 2 x 0 Chelsea, Chelsea eliminado da UWCL.
Anotem! https://t.co/B1Xw0GPxDo
— piezᶜᶠᶜᵇᶠʳ (@Youtubej9B) October 4, 2022





