Ji i sjellshëm. Mos lejo që bota të mpijë. Mos lejo që hidhërimi të vjedhë ëmbëlsinë

Ji i sjellshëm… Mos lejoni që bota t’ju mpijë. Mos lejoni që vuajtja t’ju bëjë të urreni. Mos lejoni që hidhërimi t’ju vjedhë ëmbëlsinë. Kurt Vonnegut

Mos harroni se njeriu nuk jeton jetë tjetër përveç asaj që po jeton në këtë moment dhe nuk humbet asnjë jetë tjetër përveç asaj që humbet tani. Markus Aurelius

Ka vetëm dy ditë në vit kur nuk mund të bësh asgjë: njëra quhet dje, tjetra quhet nesër, ndaj sot është dita e duhur për të dashur, besuar, bërë dhe mbi të gjitha për të jetuar. Dalai Lama

Kur shkova në shkollë, më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha. Unë u përgjigja “i lumtur”. Më thanë se nuk e kuptoja ushtrimin dhe unë u përgjigja se nuk e kuptonin jetën. Xhon Lenon

Edhe ne jemi bërë nga e njëjta substancë nga e cila krijohen ëndrrat; dhe jeta jonë e shkurtër është e mbyllur në hapësirën dhe kohën e një ëndrre. William Shakespeare

Në raste të caktuara të gjithë kemi nevojë të lexojmë një mendim apo të dëgjojmë fjalë që na inkurajojnë. Kjo ishte një përmbledhje e disa shprehjeve nga personalitete të ndryshme në kohë të ndryshme.