Jo më sekret! Ja partnerja e re e Stresit

Jeta private e Stresit gjithmonë ka nxitur kuriozitet. Pas historisë me Keisin, reperi vendosi ta ruante sa më hermetike këtë pjesë.
Ndonëse është përfolur për lidhje me vajza të tjera, Stresi ka preferuar të mos reagojë.
Megjithatë është një vajzë që siç duket ja ka rrëmbyer zemrën, sepse si rrallëherë reperi ka vendosur ta bëjë publike.
Ditën e djeshme ai publikoi një video me vajzën në fjalë, ku të dy shfaqeshin në makinë, por identitetin e saj preferoi ta fshihte me emoji.
Më tej, Stresi shkruan se e kaluara duhet të mbesë në të kaluarën dhe duhet jetuar e tashmja, duke dhënë kështu një mesazh, se ai nuk ka më asnjë lidhje me Keisin dhe po vazhdon jetën e tij.
Megjithatë, pyetja që bënë të gjithë ishte kush është vajza në videon e Stresit?
Vajza në fjalë quhet Megi. Ajo është modele. Ka marrë pjesë në disa videoklipe, mes tyre edhe te ai i Stresit. Megi është shfaqur në këngën “Savage” që reperi publikoi pak javë më parë. Atë ditë ajo publikoi dhe një foto krah reperit, ku shiheshin të përqafuar.
Thuhet se dyshja janë njohur në xhirimet e kësaj kënge.








