Jordi Alba fillon të mendoi për sezonin e ardhshëm: Duhet të fitojmë La Ligën vitin tjetër

Mbrojtësi i krahut të majtë tek Barcelona, Jordi Alba realizoi një super gol në minutën e fundit të ndeshjes sonte kundër Betis’it i cili ishte edhe goli i fitores për katalunasit. Ai pas kësaj fitore është shprehur optimist se duhet të fitojnë sezonin e ardhshëm La Ligën sepse nuk ju mungon kualiteti në ekip, transmeton Gazeta Metro.


Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 1-2 sonte kundër Betis’it si mysafir me golat e shënuar nga Ansu Fati dhe Jordi Alba. Kjo fitore blaugranasve i siguron edhe matematikisht pjesëmarrjen për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.

Pas kësaj fitore spanjolli është shprehur se kanë mbërritur vonë këtë edicion në garën për titull me Real Madrid, por sezonin e ardhshëm duhet ta fitojnë atë.

”Kemi ardhur shumë vonë për të konkurruar për titullin e ligës. Ne duhet ta fitojmë La Ligan sezonin e ardhshëm. Kemi skuadrën dhe stafin teknik për ta bërë këtë,” tha ai.

Më tutje 33-vjeçari tregoi edhe momentin kur e realizoi golin e fitores, për të cilin tha: ”Unë e pashë qartë pasimin që po vinte dhe raste të tilla duhen shënuar dhe kështu ndodhi. Ne patë fat në fund, dhe unë pata fatin që shënova fituesin.”

Barcelona gjendet në pozitën e dytë me 69 pikë dhe duke marrë parasysh faktin se në fillim të edicionit kishin paraqitje të dobëta, ata duhet të jenë shumë të kënaqur që pritet të mbyllin sezonin në pozitën e dytë. /gazetametro.net