Jose Mourinho akuzon Ceferin pas vendimeve UEFA!

Sot kanë mbërritur sanksionet zyrtare nga UEFA për disa klube italiane për shkak të Fair Play Financiar dhe mes tyre është edhe Milani. Kuqezinjtë përballen me një gjobë të menjëhershme prej 2 milionë eurosh dhe potencialisht edhe 13 mln euro nese vazhdon me shkeljen…

Klubi kuqezi iu përgjigj menjëherë sanksionit me një shënim ku thuhej: “Ne do të vazhdojmë me besim në rrugën e virtytshme drejt qëndrueshmërisë financiare, në përputhje me indikacionet e FFP-së, duke u angazhuar me disiplinë dhe qëndrueshmëri për të arritur ekuilibrin dhe sinergjinë e përsosur midis sportit. dhe rezultatet financiare”.

Mirëpo, ka nga ata që nuk e kanë marrë shumë mirë këtë situatë dhe në fakt José Mourinho ka bërë një koment provokues pas ndeshjes ndaj Monza-s. Ky është mendimi i tij për vendimet e UEFA-s dhe mekanizmin në përgjithësi: “Duket se ky Fai Play Financiar ekziston vetem per ne dhe për të tjerët jo. “Nuk arrij ta kuptoj kete gje dhe pres te ma shpjegojne”, mbylli Jose Mourinho.

Edhe klubi verdhekuq ka marrë një sanksion nga organi europian dhe është më i vështiri nga ata që u janë vendosur klubeve italiane. Verdhekuqte në fakt janë gjobitur për një shumë prej 5 milionë eurosh. Juventus me 3.5 milionë dhe Inter 4 milionë euro.

Bëhet fjalë për shumat e pakushtëzuara, të cilat janë vetëm një pjesë e totalit, që klubet duhet të paguajnë nëse nuk arrijnë objektivat e rëna dakord. Megjithatë, Special One nuk e pranon këtë situatë, ndoshta duke pasur parasysh se klube si ato të Premier gëzojnë një trajtim të favorshëm nga UEFA…