Ka bërë namin në Top Fest me këngët e tij! Këngëtari shqiptar bëhet pjesë e serialit turk, luan krah Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu

Një serial i ri turk ka bërë bashkë sërish çiftin e njohur të aktorëve Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu. Çifti i famshëm që u martua disa vite më parë janë njohur gjatë serialit “Fatih Harbiye” në vitin 2014, ku interpretuan rolet kryesore.

Romanca e tyre vijoi përtej serialit dhe tashmë janë të martuar prej vitesh. Ata janë bërë sërish bashkë për një serial që pritet të nisë transmetimin në shpejti.

Mirëpo, krah tyre, do të luajë dhe këngëtari i njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Bertan Asllanin. Ai është bërë prej kohësh pjesë e kinematografisë turke ndërsa është fejuar me aktoren Hazal Senel që nga viti 2020.

Bertan Asllani u bë i njohur për publikun shqiptar me hitet e tij në Top fest me këngët “Akoma të du”, “Për ty jetoj”, “Ky është fati im etj”.

Prej vitesh Bertani jeton në Turqi ku vazhdon karrierën muzikore dhe madje provoi edhe veten në aktrim vite më parë.

Së fundmi Bertani ishte pjesë e serialit më të ri turk “Kimse Bilmez” (Askush nuk e di), jo si aktor por si kompozitor. Bertani ka krijuar muzikën e këtij seriali që është ndër më të ndjekurit në Turq.