Ka filluar pjesa e dytë në ndeshjen Hellas Verona-Milan, Tonali shënoi golin e barazimit

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Hellas Veronës dhe Milan me rezultat të barabartë 1-1, transmeton Gazeta Metro.


Hellas Verona është duke befasuar skuadrën e Milan në ‘Marc’Antonio Bentegodi’ pasi që ishte duke triumfuar 1-0 deri në fund të pjesës së parë përmes golit të realizuar nga, Davide Faraoni në minutën e 38’të.

Por, në fund të pjesës së parë mesfushori, Sandro Tonali realizoi golin e barazimit pas një asistimi të sulmuesit, Rafael Leao.

Në minutën e 16’të ‘Rosonerët’ shënuan edhe një gol përmes Sandro Tonali por që goli i tij u anulua pas rishikimit të sistemit VAR.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli momentalisht janë në vendin e dytë në renditjen tabelare me 77 pikë dhe me një fitore të mundshme sonte do të arrinin të dilnin në pozitën e parë, duke lënë prapa Interin me 78 pikë. Kurse, mysafirët janë në vendin e nëntë me 52 pikë. /gazetametro.net