Ka fituar 5 trofe me kuqezinjtë! Shkëndija rikthen mjeshtrin shqiptar në stol

Skuadra e Shkëndijës ka gjetur trajnerin e ri. Në një postim në rrjetet sociale, klubi nga Tetova bën me dije se Qatip Osmani, trajneri që numëron 5 trofe me ekipin e dyte, do të marrë sërish drejtimin e “kuqezinjve”.

“’Qato’ kthehet në shtëpi! Trajneri që numëron 5 trofe me Shkëndijën do të drejtojë kuqezinjtë në periudhën që pason.”-shkruan Shkëndija krahas fotos së publikuar.

Shkëndija nuk ka pasur një nisje shumë të mirë të sezonit dhe në gjashtë javë kampionat renditet në vend të tretë me 11 pikë të grumbulluara.

“Qato”, i cili për herë të fundit ka qenë në krye të shqiptarëve të Tetovës në sezonin 2019-2020, më saktësisht ka drejtuar ekipin e Shkëndijës deri më 10 shtator 2019, pritet të risjellë frymën e kampionëve te “kuqezinjtë”.

Ka fituar 5 trofe me kuqezinjtë! Shkëndija rikthen mjeshtrin shqiptar në stol

Për Shkëndijën u përfolën edhe emra të tjerë trajnerësh shqiptarë sic ishte Shpëtim Duro, që po ashtu ka qenë pjesë e kuqezinjve dhe ka fituar trofe.

U përfol edhe emri i Orges Shehit, trajnerit të Tiranës, por durrësaku zgjodhi të qëndrojë te bardheblutë të paktën deri në fund të sezonit.