“Ka pak si ai në qarkullim, duket si një lojtari për NBA” Vjen deklarata mbi Mike Maignan

I intervistuar në Il Foglio, Tommaso Pobega tregoi disa histori të rritjes së tij, duke u fokusuar te njerëzit që ishin thelbësorë për ta bërë atë futbollistin që njohim sot. Mes tyre është edhe një shënim kushtuar Rino Gattusos, i cili, siç thotë mesfushori kuqezi, “që nga dita e parë me ka trajtuar gjithmonë si burrë”.
Më pas një lavdërim për tifozët dhe për San Siro, i aftë për ta bërë gjithçka edhe më të veçantë. Së fundi, një opinion për Maignan, krahasuar me një personazh të NBA.
PËR GATTUSO: “Gattuso ka qenë i jashtëzakonshëm për rritjen time. Që nga dita e parë më trajtoi si burrë. Kishte shumë përgjegjësi dhe ishte në dorën tonë të tregoja pjekuri dhe zell. Kur ai mërzitej për diçka kishte heshtje. Askush nuk fliste më pas britmave të tij, heshtje totale”.
PËR SAN SIRO: “Kur hyj në San Siro, kam gjithmonë të dridhura. Në dhomat e zhveshjes mund të dëgjoni tifozët që thërrasin emrat tanë në të gjithë stadiumin”.
PËR STADIUMIN E RI: “Është e drejtë që të ndodhë një evolucion, le të shohim përpara. Synimi është stadiumi i ri. Mezi pres të fitoj në shtëpinë e re të Milanit, pranë njerëzve tanë, për të shkruar faqe të rëndësishme për këtë klub”.
PËR MAIGNAN: “Më bëri përshtypje potenciali i Mike Maignan qe diten e pare qe hyra ne Milanello i kthyer nga huazimi. Ai i jep repartit siguri themelore. Ka pak si ai ne qarkullim, me duket si një tip lojtari per nivelet e NBA”



