Kartona dhe nerva plot në Egnatia-Kastrioti, në Rrogozhinë fiton mërzitja

Egnatia dhe Kastrioti barazuan 0-0 për javën e gjashtë në Superligë. Sfida e Rrogozhinës ka parë një duel të luftuar dhe me nerva në fushë, me arbitrin Jorgji që nxorri nga xhepi tetë herë kartonin e verdhë.

Në fund sfida u tensionua, me skuadrat që kërkuan golin e tri pikëve por pa sukses. Skuadrat ndajnë pikët, Me Egnatian që shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa me gjashtë pikë Kastrioti qëndron në vendin e shtatë.

Vëmendjen kryesore e mori derbi mes Laçit dhe Kukësit. Të dy këto ekipe ndodheshin në zonën e ftohtë me një nisje për të ardhur keq.

Por verilindorët e drejtuar nga ana e Dobit kanë arritur të fitojnë me shifrat 0-1. Goli i vetëm u shënua nga sulmuesi Barbosa, që me kokë arriti të linte në vend tre lojtarët e Laçit.

Pjesa e parë i takoi Kukësit, që u shfaq më tepër e rrezikshme. Ndërkohë në 10 minutat e dyta kishim një zgjim të Laçit që po e kthente ndeshjen me një portë.

Por në disa raste Tafas dhe në tjera mbrojtja, arritën ta mbajnë të paprekur rrjetën e tyre. Kështu Laçi shkon në vendin e fundit të Superiores.