Këngëtari shqiptar e thotë troç se Donaldi nuk di të këndojë fare
Showbiz dhe Gossip
11 muaj më parë

Mateus Frroku ka qenë i ftuar ditë e sotme në programin “E Diell” dhe ka marrë pjesë në lojën me vezë. I pyetur se cili është këngëtari që është “skandal” sepse nuk di të këndojë në realitet Mateus ka hezituar për të dhënë përgjigjën e tij si fillim. Pas disa momentesh ai është shprehur se Donald Veshaj nuk di të këndojë fare, duke shkaktuar siklet tek kolegët e pranishëm.
Ai ka thënë që kënga është një mënyrë për të shprehur veten dhe emocionet tona por nuk do e konsideronte veten një këngëtar profesionist dhe se nuk e synon diçka të tillë.
Mateus është pyetur gjithashtu për jetën e tij private dhe më konkretisht se kush është vajza që i ka rrembyer zemrën. Sigurisht që ai është munduar t’i shmanget pyetjeve por është dorëzuar në një moment duke zbuluar se e dashura e tij quhet Xhejsi dhe se ajo është muzikante. Mateus tha se ata janë njohur teksa punonin bashke por nuk ka zbuluar ndonjë detaj tjetër duke u munduar sa më shumë të ruajë privatësinë. Ne fund ai bëri një deklaratë dashurie duke i thënë asaj “më ke mua”.



Plas sherri mes Keisit dhe Kristit, shkak bëhet… Olta
2 javë më parë




“Nuk e prisja fare”/ Kristi puth papritur Keisin
3 javë më parë
