Këshilla e dentistit: Puthuni 4 minuta në 4 ditë nëse doni të mbroni dhëmbët

Problemet me dhëmbët janë një gjë e përsëritur në shoqërinë tonë për shkak të informacionit të dobët mbi higjienën e gojës.

Janë të shumta rastet kur lënia pas dore e kujdesit ndaj dhëmbëve çon në rrezik të madh, duke na krijuar probleme të shumta dhe shpenzime të mëdha.

Ndërkohë një dentist u ka bërë thirrje njerëzve që të puthen katër minuta në ditë për të mbajtur larg problemin e prishjes së dhëmbëve.

Dr Khaled Kasem sugjeroi se puthja mund të jetë e dobishme për shëndetin oral, sepse stimulon prodhimin e pështymës, e cila arrin të neutralizojë acidet në gojë.

Sipas dentistit pështyma neutralizon acidet në dhëmbë, duke ulur rrezikun e prishjes së tyre. Shkëmbimi i pështymës gjatë puthjes stimulon sistemin imunitar për të prodhuar më shumë antitrupa për të mbrojtur dhëmbët.

“Përfitimi i puthjes është se prodhon më shumë pështymë në gojë. Pështyma është e rëndësishme sepse ndihmon të përtypni, gëlltisni, lufton mikrobet dhe parandalon erën e keqe të gojës, gjë që është ideale kur puthni!”, tha dentisti.