Kështu ia shërben “gjermanka” burrit Shqiptar kafenë

Rasimi dhe gruaja e tij janë një ndër dyshet më të njohura në Tik-Tok, me shumë ndjekës janë kureshtar ti shohin.

Rasim Avdyli nga Mitrovica, por që jeton në Gjermani, ka nisur një jetë të re me gruan e tij gjermane.

Siç dihet nga rrjetet sociale të burrit, ata u martuan me një dasmë të madhe që u bë në rrugët e Mitrovicës, shkruan “Kosovarja”.

E, “shaci” e kosovarit ka nisur shpejtë të mësohet me traditat e zakonet e Mitrovicës, pasi është parë duke bërë fli e duke e shërbyer burrin me çaj rusi.

Nuk janë të pakta rastet kur gratë e Europës kanë asimiluar në kohë rekord zakonet e burrave Shqiptarë me të cilët janë martuar.

Sigurisht që është një gjë e bukur kur ndodh me vetëdije dhe pa sforco nga ana e askujt. Ashtu sikur është bukur që burrat Shqiptarë të mësojnë zakonet dhe kulturën e grave të tyre perëndimore.