Kevin, me autizëm është shpallur njeriu më inteligjent në botë duke kaluar Einstein dhe Stephen Hawking

Një djalë 11-vjeçar është ftuar të bashkohet me Mensa-n shoqata më e vjetër me koeficientët më të lartë të inteligjencës, pasi ka arritur një rezultat më të lartë të IQ-së duke kaluar Albert Einstein dhe Stephen Hawking.
Kevin Sweeney, i cili ka autizëm, ishte në gjendje të mësonte përmendësh tabelën periodike në moshën gjashtë vjeç dhe mund të lexonte para se të fillonte shkollën fillore.
Si një admirues i zjarrtë i kuiceve dhe shfaqjeve me lojëra, Kevin bëri një test inteligjence në Quaker Meeting House në Edinburg, ku koeficienti i tij rezultoi 162.
Stephen Hawking ka një koeficient inteligjence 160, ndërsa Albert Ajnshtajn, i cili kurrë nuk bëri një të tillë, mendohet se ka pasur të njëjtin rezultat.
Babai i tij, Eddie, shprehet se i biri ishte i vetmi fëmijë mes të rriturve që merrnin pjesë në testin e asaj dite. “Gjithnjë i kemi thënë njerëzve që ai është një gjeni dhe nuk e përdor këtë fjalë lehtësisht”, thotë ai.
Prindërit e 11-vjeçarit shprehen se djali i tyre ka mundur t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve në lojëra televizive si “The Chase”, “Who Wants To Be a Millionaire” dhe “Only Connect”.





