Kiara shokon Luizin me fjalët e saj, pranon se po e shfrytëzon!

Qëndrimi i Kiarës në “Big Brother Vip” është cilësuar nga shumë si “meritë” e Luizit dhe marrëdhënies që ata të dy kanë krijuar.
Shpesh çifti ka dëgjuar komentet të tilla si “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” dhe në një bisedë të fundit kjo frazë është përdorur nga vetë Kiara.
Biseda: Luizi: Deri kur jemi bashkë? Kiara: Deri në finale. Luizi: Po pastaj? Kiara: Pastaj shohim.
Luizi: Për lojë po më shfytëzon? Kiara: Po.
Moderatorja ka qeshur pasi e dha këtë përgjigje, si për të “sqaruar” që e tha me shaka, por Luizit nuk iu duk aspak për të qeshur.
Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.
“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve.
Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”-tha Luizi.
Kiara u përgjigj duke buzëqeshur, teksa iu drejtua Luizit me fjalët: “Çfarë pate more?”, duke lënë të kuptohet se e mori më shumë si batutë atë që tha Luizi sesa diçka serioze.

