Kjo familje shqiptare të rrënqeth! Jeton mes mykut dhe minjëve

Kushtet e rënda ekonomike, mungesa e strehimit dhe përballja me vështirësi shëndetësore të ndryshme, janë vetëm disa nga problemet që kanë shumë familje kosovare.

Me probleme të tilla përballet edhe familja pesë anëtarëshe e Murat Dobratiqit nga Prishtina. Dobratiqi në një rrëfim për Telegrafin ka treguar situatat me të cilat përballet çdo ditë ai së bashku me tri vajzat dhe bashkëshorten.

“Kemi vështirësi për sigurimin e ushqimit”, shpreht Murati teksa sytë i shkonin tek qesja me bukë që e kishin vendosur në mini korridorin e shtëpisë, që tri vajzat e tij të ushqehen së paku me një vakt të ushqimit.

Kjo familje shqiptare të rrënqeth! Jeton mes mykut dhe minjëve

Murati jeton me tri vajzat e tij dhe bashkëshorten në një shtëpi që është e “pushtuar”, nga minjtë dhe myku. Përkundër kësaj ai nuk ka mundësi që as qiranë e saj ta paguaj për shkak se sipas tij i’u është ndaluar edhe pagesa e socialit që deri në korrik të këtij vitit ishte përfitues i saj.

“Nuk punoj askund vetëm kush më thirr me punua diçka. Të ardhura tjera nuk kemi. Socialin e kemi marr deri në muajin korrik, me 25 korrik na e kanë ndalë edhe atë, për shkak se fëmja i ka bërë pesë vjet. Unë i kam tri vajza dhe në këtë gjendje as armikun mos e pafsha asnjëherë”, shprehet i zhgënjyer kryefamiljari, Murat Dobratiqi.

“Për momentin nuk kam asnjë shpresë, mu kanë këputë shpresat që po bahet mirë për mua. Iu kisha lut të gjithë atyre që kanë mundësi që për hirë të fëmijëve të na ndihmojnë në sigurimin e një shtëpie. Kemi nevojë për veshmbathje për ushqim dhe për gjithçka tjetër por për shtëpi më së shumti”, shprehet Murati.

Të gjithë ata që duan të ndihmojnë familjen Dobratiqi, mund të kontaktoj të zotin e kësaj shtëpie Murat Dobratiqin në këtë numër telefoni: +38344156954. /Telegrafi/