Kjo grua u martua që mos të përfolej se nuk e mori askush. Kjo grua rrinte me orë ditë e natë zgjuar duke u kujdesur për fëmijët

Të jesh FEMËR…Të flasësh për jetën e femrës, është një histori e pa përshkruar dhe e pa njohur kurrë për botën mashkullore. Bota e saj mbetet mister, edhe atëherë kur mendojmë e besojmë se e njohim me të vërtet.

Atë mund ta njohë më mirë historia e shkruar me zemër nga dora e një femre. Vallë a mund të ketë femër që nuk e dëshiron një jetë të bukur si në përralla, por që i mbetet vetëm si ëndërr, sepse brenda tyre fshihet një histori tjetër, ku ndryshe duken e ndryshe jetojnë, ashtu si vetëm ato dinë t’ia dalin në jetën e tyre.

Në mesin e tyre jeton e frymon edhe një femër me emrin grua e nënë, edhe kjo ëndrroi e ende ëndrron për një jetë tjetër jo si kjo që ja ka sjell fati fatkeq. Liria e dëshiratë ishin privuar nga dita kur ishte martuar, edhe pse jetën bashkëshortore e kishte menduar e dëshiruar si një krijim i një familje e jete të re, por edhe kishte frikën se mund të ndodhte ajo çka lexonte e dëgjonte në histori të tjera. Ishte martuar edhe nga ajo se femra duhej të martohej, e të mos përfolej se mbet, se mori kush, se ka bërë diçka, e pa ditur çka.

Bëri dasëm vetëm për të thënë a pat dasëm, po pat, sepse ndryshe e kishte ëndrruar martesen si një gjë madhështore e ndryshe e kaloi. Kjo grua u pajtu me një botë krejt tjetër si e kishte jetuar dhe nuk u ankua kur mezi ia dilte të sjell diçka të mirë në tryezë, e që fyhej e përqeshej nga fati se nuk po dinte të bënte gjë prej gjëje. Kjo grua përcillte e priste e brengosur me orë të tëra fatin e saj kur vonohej edhe pse nënçmohej mirsjellja e saj.

Kjo grua rrinte me orë ditë e natë zgjuar duke u kujdesë për fëmijët kur ishin e nuk ishin mirë, dhe prapë ishte e zgjuar dhe e gatshme për nevojat e dëshirat që i kërkonte fati i saj në kohë e pa kohë. Kjo grua mundohej të siguronte për familje sado pak të ardhura në ndihmë të fatit të saj duke kursy e harru plotsisht vetën si shtyllë mbrojtse e besnike, edhe përkundër mos besimit e qvlersimit ndaj saj.

Kjo grua duroi e heshti me e pa lot për hir të fëmijëve, edhe atëherë kur pa mëshirë ngriste dorën fati i saj mbi të. Kjo grua buzëqeshte dhe pse nuk shijoi kurrë qoftë një dhuratë apo darkë romantike jashta shtëpisë nga fati i saj. Kjo grua dukej e humbur e bëhej e lumtur duke menduar se kurrë një herë nuk kishte shijuar cingrrimin e gotave në tryezë, por vetëm frikë e kujdes që të mos ndodhë siç ndodhte shumë herë ti bie luga nga dora apo të gulfatet nga kafshata në grykë, dhe të dëgjojë fjalët e rënda të fatit, e pa aftë, nuk ngopesh me asgjë.

Kjo grua që ndjen lirinë në vetminë e saj kur del pa pasur fat të shtrengojë qoftë një herë dorën e fatit të saj nëpër rrugë e në sytë e të tjerëve siç ëndrron ende me sy hapur e mbyllur. Kjo grua që i sfidojë e shumë tjera si këto, dhe ende përballet e jeton me to, si të besojë e të shpresojë në të ardhmen e saj dhe në këtë fat pa fat që e ka dhe jeton si e vdεkur në mes të gjallëve. Më thoni ju të nderuarit e të rrespektuarit e kësaj faqe me plot histori ,trishtim, gëzim, këshillë e shpresë të jetës sonë. Çfarë të bëjë kjo grua si shumë femra tjera shqiptare. ME Rrespekt-Shega.