Koulibaly: “Mos shihni rezultatin, Milani ekip i madh! Në San Siro do ta kemi keq, jam i bindur”

Kalidou Koulibaly, mbrojtësi i Chelseat, qe luajti titullar ne Stamford Bridge është shprehur ne Sky Sport si më poshtë pas suksesit te ekipit te tij ne Champions qe e ka cuar ne kuoten e 4 pikeve ekipin blu:

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, kundër një ekipi të fortë si Milani që po bën shumë mirë. Jam i lumtur me fitoren dhe që kam gjetur fushën. Më duhet të luaj, më duhej një kohë ambjentimi. Nuk jam perfekt, nuk jam ende ai që dua të jem.

Porta e sotme e paprekur më bën të lumtur. Milani është me të vërtetë një ekip i madh dhe ne kemi treguar se ne mund të fitojë kundër një skuadre të madhe, ndaj duhet qe kete fitore ta marrim si dicka qe na jep besim per te ardhmen”, tha senegalezi.

Kalidou Koulibaly foli edhe per ndeshjen e te martes ndaj Milanit ne San Siro ku ai ka luajtur shume here me Napolin e tij sezonet e shkuara: “Në San Siro do të jetë një ndeshje e mrekullueshme në një stadium të madh”.

“Të gjithë e dimë se Milani është i vështirë për t’u mposhtur në shtëpi. Ne do të shkojmë atje për tre pikët por te vetedijshem se do te duhet nje ndeshje e madhe per t’ia dale ne ate stadium, qe ka nje tifozeri e cila shtyn per 90 minuta ekipin, sic u pa edhe ne ndeshjen qe zhvilluam ne Stamford Bridge”.