Koulibaly paralajmëron Chelsea-n: “E njoh mirë Milanin…”

Përveç trajnerit të Potter, në konferencë për shtyp në Stamford Bridge foli edhe mbrojtësi Kalidou Koulibaly. Ai ka luajtur shume vite ne Itali dhe e njeh Milanin dhe futbollistet kuqezi.

Për Giroud: “Olivier është një sulmues shumë i fortë, ai e dëshmoi këtë vitin e kaluar duke fituar Scudetton. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne mbrojtësit, sepse ne nuk duam të pësojmë asnjë gol.

Për titullaritetin: “Nuk kam luajtur shumë për trajnerin e ri, por i marr gjërat me qetësi, kemi shumë ndeshje për të luajtur, punoj shumë për ekipin dhe për t’i treguar trajnerit se mund të luaj më shumë.

E rëndësishme është që Chelsea te fitoje nesër, sepse ne nuk e nisëm mirë në Champions League”. Për historinë e Milanit: “Ata kanë një ekip shumë të mirë, është një ekip që ka fituar shumë kampionate, kanë zhvilluar një kampionat fantastik dhe kanë lojtarë të mirë dhe të rrezikshëm.

Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësinë që ata kanë në sulm dhe mbrojtje. , janë të mira dhe duhet të kemi kujdes. I njoh sepse kam luajtur deri vjet ne Serie A ndaj edhe e di se cfare flas”.