Kovacic i thur elozhe Milanit: “Nuk do të jetë aspak e lehtë”

UEFA ka njoftuar se do të mbahet një moment heshtje në të gjitha fushat dhe në të gjitha garat para fillimit në kujtim të viktimave të ngjarjeve tragjike që ndodhën në stadiumin Kanjuruhan në Indonezi.
Ky moment kujtimi do të zhvillohet në të gjitha ndeshjet e kësaj jave (Champions League, Europa League, Conference League) dhe para hyrjes në play-off në Kupën e Botës për femra.
Nderkohe, kuqezinjte sonte do te flejne ne Londer, aty ku neser i pret supersfida ndaj Chelsea-t. Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic, ish-Inter dhe Real Madrid, ka folur në mikrofonat e faqeve zyrtare sociale të klubit londinez.
Kroati qe dikur eshte ndeshur me Milanin pasi luante te Interi, tha për ndeshjen e nesërme: “Kemi perballe një kundërshtar te madh, me një histori të madhe në Champions League.
Nuk do të jetë e lehtë edhe sepse nuk kemi bërë mirë në Ligën e Kampionëve deri më tani: prandaj është një ndeshje e rëndësishme për ne nesër dhe duam tre pikët per t’u kthyer ne nivelet qe duam”.



