Krahu i djathtë i Rejës zbulon detajet, Broja paska qenë shumë afër transferimit tek ky ekip

Armando Broja ishte një nga emrat më të përfolur në merkaton që lamë pas. Napoli ishte një kandidat serioz për të marrë shërbimet e tij.

Pr në fund sulmuesi shqiptar zgjodhi të sfidonte veten me Chelsea-n, me të cilët rinovoi deri në vitin 2028, duke qene lojtari i pari qe rinovon ne stilin amerikan.

Serxho Porrini ka rrëfyer së fundmi se Broja i ka kërkuar informacione rreth klubit të Napolit dhe të jetës në qytet.

Në një intervistë për “Calcio Napoli 24“, zëvendëstrajneri i Kombëtares kuqezi, tregon se interesi për Brojën ishte i vërtetë dhe se po shpresonte që ky transferim të ndodhte.

“Pati interes. Ai më pyeti se çfarë kishte përreth botës së Napolit dhe për klubin. I thashë vetëm gjëra të mira, sepse do të shkonte në një klub të madh dhe me ambicie.

Futbolli italian është gjithmonë i vështirë për një sulmues, sepse është taktik. Me shumë mundësi Reja i dha Brojës këshillë më të mirë, duke qenë se ka jetuar në Napoli. Personalisht shpresova se mund të shkonte te të kaltrit”, ka thënë Serxho Porrini.