Kreshnik Spahiu del me deklaratën e fortë për politikanët shqiptarë
Aktualitet
11 muaj më parë

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ironizuar postimet që bëjnë në rrjetet sociale politikanët shqiptarë. Sipas tij, një pjesë e tyre i bëjnë këto postime që t’i pëlqejë kryetari i partisë.
Postimi i Spahiut:
“Rrjetet sociale në Shqipëri janë bërë si karaoke politike, ku çdokush i gënjen mëndja se ka zë dhe mund të këndojë.
Disa këndojnë sepse ndjehen anonim, disa të tjerë shkruajnë që ti pëlqejë kryetari partisë.”, shkruan Spahiu.





