Kreu i OBSH viziton Kievin, 200 spitale e qendra shëndetësore të shkatërruara nga sulmet ruse
Aktualitet
11 muaj më parë

“Mesazhi im për të gjithë popullin ukrainas është ky: Jemi në anën tuaj”. Kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, sot në Kiev.
Ai nisi një vizitë në Ukrainë, ku do të takohet me punonjësit e OBSH që po kontribuojnë atje.
Ndërsa drejtori i Emergjencave të OBSH-së, Mike Ryan tha gjithashtu se organizata ka dokumentuar 200 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë dhe do të ndajë gjetjet e saj me ata që hetojnë krimet e mundshme të kryera gjatë luftës.





