Kriset marrëdhënia mes Armina Mevlanit dhe Einxhel Shkirës/ Armina: Jo të gjithë mund t’i pëlqesh

Marrëdhënia mes Armina Mevlani dhe Einxhel Shkira, u përfol gjatë në rrjet për një “krisje”. E gjitha nisi kur moderatorja Armina Mevlani tha për Einxhelin, se për të ishte ndër personazhet më pak të preferuar në Big Brother. Herën e fundit në “Goca dhe Gra”, teksa ishte e ftuar, Einxhel tregoi se nuk i kishte pëlqyer aspak kjo deklaratë e Arminës.

 

Ne episodin e radhës, së “Goca dhe Gra”, Armina sqaroi se, mes tyre nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje dhe mospëlqimi i Einxhelit si personazh i Big Brother, ishte thjesht mendimi i saj. Ajo tha se ishte Einxhel ajo që kishte folur jo mirë në publik për të.

 

“U bë shumë e madhe. Kam thënë se nuk më ka pëlqyer tek Big Brother. Jo të gjithë njerëzit nuk mund t’i pëlqesh. Është keqinterpretuar. Unë me Einxhel kam punuar, e njoh në kushte të tjera dhe në momentin që kam punuar nuk kisha miqësi të afërt. Publikisht e kam dëgjuar nga Einxhel që nuk ka folur mirë për mua, pa arsye. Unë nuk kam thënë s’dua ta shoh me sy, ajo ashtu e mori. Nuk kam asgjë konkrete”, sqaroi Armina.