Krunic e ekzagjeron në stërvitje, ndalet seanca disa sekonda (VIDEO)

Në funksion të ndeshjes së nesërme kundër Dinamo Zagrebit, Stefano Pioli ka dy dyshime stërvitore, të dyja për trokarin: në fakt, në të djathtë ata janë në balotazh për Ante Rebic dhe Junior Messias, me favoritin kroat që nga minuta e pare.

Në mes, megjithatë, Rade Krunic është përpara Charles De Ketelaere. Brahim Diaz do te akomdohet ne stol pasi nuk eshte ne 100% pas demtimit te pesuar ndaj Monza-s ku shenoi dy gola.  Ky është formacioni i mundshëm i kuqezinjve: Tatarusanu, Kalulu, Kjaer, Gabbia, Theo Hernandez, Tonali, Bennacer, Rebic, Krunic, Leao, Giroud.

Sakaq, nga stervitja e fundit ne Milanello vjen nje video e cila tregon perqendrimin dhe sidomos vendosmerine e Mianit ne stervitje dhe per te qene gati per nje ndeshje me teper agonizem, tension dhe shume duele te forta, edhe fizike.

Eshte Krunic ai qe gjate nje rrethi ku luhet me lojtarte brenda tij per te mos kapur topin, boshnjaku futet ne rreshqitje ndaj Fikayo Tomorit per t’i hequr topin duke u demtuar me pas vete, por asgje serioze thejsht e momentit. Nje situate qe ndalon stervitjen per disa sekonda, me Maldinin dhe Massara qe ndjekin gjithcka…