Kryeministri vë dorën në zemër, ul çmimin e të gjitha ushqimeve bazë për të ndihmuar popullin

Qeveria kroate ka ndërmarrë disa nisma konkrete në ekonomi për të ndihmuar popullin të kalojë krizën që ka kapluar gjithë botën.
Andrej Plenkoviç, kryeministri kroat ka ulur çmimet e ushqimeve ushqimore bazë pët të zbutur efektet që ka sjellë inflacioni. Ai ka prezantuar sot kufijtë e çmimeve për çdo produk konsumi.
“Ka një rritje të madhe në çmimet e produkteve ushqimore bazë. Pas konsultimit me prodhuesit dhe zinxhirët e shitjes me pakicë, ne kemi rënë dakord që do të kufizojmë produktet e mëposhtme”,-deklaroi ai në mbledhjen e qeverisë.
Në shportën bazë të konsumit të produkteve çmimi i të cilave do të ulet bëjnë pjesë: Vaji i lulediellit, qumështi, mielli, sheqeri i bardhë, mishi i pulës, mishi i derrit dhe mishi i grirë.
Kjo paketë vlen 2.8 miliard dollarë për qytetarët dhe bizneset. Kryeministri shtoi se falë këtyre masave, do të kalohet një vjeshtë dhe dimër më i përballueshëm për qytetarët.
Kjo nismë e kryeministrit kroat është pritur shumë mirë nga njerëzit, të cilët e kanë përgëzuar. Ndoshta do duhej të ndiqej si shembull edhe nga kryeministrat e tjerë…





