Kukësi vendos bustin e Mbretëreshës. Pritet një bust më i madh në Has

Këtë të hënë i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeth ll, pasi ndërroi jetë më 8 shtator. Elizabeth ll është edhe monarkja më jetëgjatë në Angli.
Ajo qëndroi në fron për 70 vite.Në ceremoninë e sotme marrin pjesë zyrtarë shtetesh të pranishëm në veremoni dhe po ashtu mbi 10 mijë policë kanë blinduar vendin.
Por qyteti i Kukësit, që ka edhe më shumë qytetarë shqiptarë të vendosur në Londër, ka vendosur para Pallatit të Kulturës bustin e Mbretëreshës, duke nderuar në këtë mënyrë monarken britanike.
Kuksianët në emigrim kanë bëre të mundur vendosjen e bustit të mbretëreshës Elizabeth II në Kukës. Sot në mëngjes kanē mbërritur fotot e para. Ndërkohë një bust më i madh pritet të vendoset në qendër të Hasit.
Busti është sponsorizuar nga të rinjtë që kanë emigruar në Londër. Kujtojmë se Kukësi është qyteti që ka numrin më të madh të emίgrantëve në Angli.
“Ne përulemi para veprës të Elisabeth II, e cila ka zënë një vend të veçantë më zemrën e çdo hasjani. Faleminderit Mbretëreshë. U prehsh në paqe. Mbetesh e paharruar për ne”, shkruate kryetari i Bashkisë Has, Liman Morina, pak ditë më parë.





