Kundër Sampdoria ndryshime të detyruara: zgjidhje të reja në sulm!

Milani që doli dje me një barazim nga Red Bull Arena mund të deklarohet gjysme i kënaqur. Ai rikuperoi një lojë te ndërlikuar, i rezistoi përplasjes kundër një Salzburgu të shkëlqyer dhe madje iu afrua fitores.

Por ka diçka për të cilën Stefano Pioli do të duhet të punojë në veçanti: ritmi i lojës së kuqezinjve, dje u shfaq shumë më i ngadaltë dhe më i qëndrueshëm se ai i austriakëve. Nuk përjashtohet mundësia që disa lojtarë startues të kenë nevojë për pak pushim, duke qenë se luhet çdo 3-4 ditë dhe kështu do të jetë deri në ndalesën e parë për kombëtaret.

Siç raportoi Gazzetta dello Sport këtë mëngjes, Milani mund të ndryshojë diçka për ndeshjen e radhës. Ai që do të luhet në stadiumin Marassi të Xhenovas kundër Sampdorias të shtunën e ardhshme.

Gjithsesi, rotacioni i Piolit mund të preke sidomos sulmin, një repart ku ka nevojë për më shumë qartësi dhe cilësi teknike, duke qenë se dje në Salzburg De Ketelaere, Leao dhe Giroud të shumëpritur paten veshtiresi sidomos atletike.

Ndryshimet përpara Sampdorias do të varen mbi të gjitha nga gjendja fizike e Ante Rebic. Kroati nuk u stërvit në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve, por planifikon të jetë në dispozicion ndaj Sampdorias. Nuk përjashtohet një prani e tij, ndoshta edhe për të lënë Leaon të marrë frymë pas kaq shumë ndeshjesh të luajtura radhazi.

Ante Rebic pati një fillim shumë të fortë këtë sezon, me dygolesh vendimtar kundër Udineses në debutimin e tij në ligë. Më pas ndalesa e zakonshme, por stafi mjekësor i Milanit eshte optimist dhe planifikon ta rikthehet në rrugën e duhur për ndeshjen e radhës zyrtare.

Jo vetëm kroati. Me Sampdoria-n, Brahim Diaz mund të rikthehet në fushë që në fillim, në mënyrë që t’i japë pak pushim De Ketelaere, i cili duhet të rimbushë bateritë e tij pas disa ndeshjeve të këqija si titullar. Megjithatë, dje spanjolli u duk totalisht apatik që nga hyrja e tij në fushë. Mund te kete nje shans per Adli, ashtu si Vrancxk ne mesin e fushes ne pjesen e dyte.

Së fundi, opsioni Divock Origi nuk duhet nënvlerësuar. Problemet fizike e kanë frenuar si gjatë përgatitjeve verore ashtu edhe në javët e fundit. Por Pioli synon t’i japë hapësirë ​​dhe besim në garat e ardhshme: te Marassi nuk përjashtohet mundësia që Giroud të pushojë, duke pasur parasysh edhe faktin se ne mesjave direkt vjen Dinamo e Zagrebit ne San Siro.