“Kur futesh brenda në Milanello ndjen atmosferën e familjes! Ne jemi miq dhe pastaj futbollistë”

Gjatë intervistës së tij me Rivista Undici, Theo Hernandez nënvizoi atmosferën në Milanello dhe cila është një nga sekretet e skuadrës së Piolit. Këto janë fjalët e Theo:
“Sigurisht që grupi ynë është shumë i ri, por për mendimin tim ne luajmë si një ekip i pjekur, i vetëdijshëm, një ekip që dëshiron gjithmonë të fitojë. Ende kemi një energji të madhe, jemi si një Familje.
Kur erdha unë, që nga dita e parë më kanë ndihmuar shumë Samu Castillejo, Musacchio dhe djemtë spanjollë. Kjo është e njëjta gjë që po bëjmë, me të rinjtë që kanë ardhur tani. Kanë ardhur lojtarë të rinj, por nga dita e parë që ata arritën këtu, ne kemi bërë të ndihen si ne familje”.
“Që kur kam ardhur këtu jam rritur shumë. Që nga dita e parë, si nga pikëpamja e futbollit ashtu edhe si person, të dy. Kur mbërrita këtu nuk isha kjo që jam tani: jam rritur shumë faleminderit për trajnerin, shokët e mi të skuadrës dhe Paolo.
Por unë dua të vazhdoj të rritem dhe të punoj. Të rritesh si njeri dhe si sportist, për mendimin tim, janë e njëjta gjë. Sot ndihem si një njeri më i pjekur, dhe kështu ndihem edhe në fushë”.
Ai komentoi pyetjen për të ardhmen e tij: “Për momentin, dua vetëm të punoj dhe t’i bëj gjërat mirë. Jam ende i ri, ka ende shumë kohë. Nuk mendoj për të ardhmen tani dhe do te ishte e gabuar ta beja”
“A mund ta imagjinoj një karriere te mire? Po. Por nuk e di çfare do te ndodhe dhe as qe e mendoj. Mendoj vetem tani, te tashmen, ndeshjen tjeter, seancen tjeter stervitore, punoj dhe bej gjera ne mënyren më te mirë te mundshme”.



