Kush janë VIP-at më të paguar në këtë sezon veror

Sezoni veror ka nisur zyrtarisht e bashkë me të edhe sezoni i punës për artistët shqiptar.
Pas 2 vitesh që artistët thuajse qëndruan pushim prej pandemisë, kjo verë është totalisht e prenotuar për ta.
Por. duket se rritja e çmimeve, ka prekur edhe artistët.
Pas vështirësive për shkak të pandemisë, edhe disa nga artistët më të njohur të skenës kanë rritur tarifën e tyre që marrin në koncert.
Megjithatë, emrat më të famshëm kanë një axhendë të ngjeshur këtë verë, duke pasur thuajse çdo ditë të prenotuar. Madje, ka edhe nga ata që brenda një dite kanë deri në 3 koncerte.
Të shpeshta kanë qenë lëvizjet në listën e këngëtarëve më të paguar, ku shifrat rekord arrijnë deri në 8 mijë euro. Madje, menaxherët e artistëve kosovar në shifrat e publikuara shprehen se kanë tarifa deri në 10,000 euro, apo 12,000 euro, natyrisht për një këngëtar/e të caktuar.
Ndonëse, shifrat rrallë e thuajse janë bërë publike në formë zyrtare, kjo gjë vazhdon të dëshmohet më së miri me jetën luksoze që bëjnë, përfshirë edhe klipet e pushimet e tyre që tashmë ekspozohen më së shumti përmes rrjeteve sociale.
Këngëtarët si Tayna, Ledri Vula Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Mozzik, Meda e shumë të tjerë, janë ndër emrat që pëlqehen më shumë nga publiku, për të cilët thuhet se paguhen mjaft mirë.
Lidhur me këtë, në muajin nëntor ish-menaxheri Drin Zatriqi, kërkoi nga Qeveria e re që të rregullohet edhe tatimi i estradës, duke publikuar edhe çmimet për ca artistë që përfitojnë nga koncertet.
Por, në realitet, shpeshherë shifrat janë edhe më të fryrë.
Në showbizin shqiptar, rekordin për këtë verë e mbajnë vëllezërit Veshaj.
Pas daljes nga Big Brother, Donaldi dhe Romeo kanë nisur karrierën edhe në muzikë, duke marrë mbështetjen e të gjithë publikut. Kështu ata, së bashku me Elgit Dodën, kanë një verë komplet të prenotuar, ku do të paguhen deri në 8 mijë euro për një koncert.







