Kush nuk bërë ndonjëherë kokodashe me bukë 40 lekshe nuk mund ta kuptojë çfarë ishte buka në kohën e qoftëlargut

Në familje po dhe jashtë saj, në kohë të drekës, më parë po dhe sot dëgjohej shprehja:” He mo, ç’do bëjmë , do hamë bukë?!” Buka gjithmonë ka qenë bazë e ushqimit dhe, si e tillë, përpjekjet për sigurimin e saj kanë qenë të vazhdueshme e ca më shumë në vitet e socializmit që punohej dhe me parullën “Të sigurojmë bukën në vend me forcat tona”.
Per bukën ka patur e kanë mbetur dhe shumë thënie nga të cilat veçojmë: “Ngordha për bukë”, “E mbusha barkun me bukë”, “U ngopa me buëe” apo themënia e famshme “Bukë e kripë e zemër” shprehje e mikpritjes shqiptare.
Ne socializëm kishte bukë, po jo disa lloje si janë sot, në shumicë ishte buke e zezë e më pak e bardhë. Për të zezën thuhej se kishte më shumë vitamina, po e bardha shijohej më shumë, se prodhohej dhe më pak, sikundër ndodhte me paninet dhe simitet, gati një shije, si në Tirane dhe në Gjirokastër e gjetkë.
Ju kujtohet buka 40-çe, si ishte në shije ne raport me bukët e sotme? Ju merr malli të thoni, si dikur kur ishit fëmijë “me jep nje çap bukë?”. Po fëmijët e sotëm e përdorin këtë shprehje?
Bukën e përdorni më shumë në ëengjes apo ne drekë, me gjellë, fjala vjen me fasule, e bëni gjë përshesh se ka shije më të mirë? Dikur bëheshin simite, po a bëhen tani dhe a i keni shijuar, apo jeni të tërhequr nga fjalët që thuhen se mielli i bardhë nuk është i mirë? Ju shijon bukë me djathë, me vaj ose me sheqer apo keni harruar? Po kokodashe keni bërë ndonjëherë, fëmijët i njohin dhe nëse po, a i pëlqejnë? Ja na erdhi në mendje dhe buka e thekur që është e mirë për stomakun.
Thonë se kur ne shqiptarët ulemi për të ngrënë në ”sy të botës” dallohemi nga sasia e bukeës që hamë. Nuk e dimë sa është e vërtetë po themi se tani mentaliteti dhe qëndrimi ndaj bukës ka ndryshuar, se hamë më pak.





