“Kvara dhe Leao kanë një cilësi të ngjashme në Serie A”, nuk kanë dyshime në SKY!

Derbi ka shenjtëruar edhe një herë Rafael Leaon. Portugezi i Milanit kishte qenë objekt kritikash për paraqitjet e tij të para jo në nivelin e lojtarit që na kishte mësuar në finalen e sezonit të kaluar.
Megjithatë, shifrat e sulmuesit kuqezi dëshmojnë realitetin, sidomos duke pasur parasysh performancën e djeshme. Leao ka marrë pjesë në 17 nga 33 golat e fundit dhe në veçanti ka shënuar për herë të parë në derbi…
Një lojtar shumë i ngjashëm që ka treguar cilësi të jashtëzakonshme në këto ndeshje të para të sezonit është padyshim Kvicha Kvaratskhelia. Gjeorgjiani i Napolit qe gjithashtu ishte prane transferimit te Milani dhe i keshilluar nga Kaladaze, po ben mjaft mire…
Fabio Capello u shpreh për dy talentet e lindur në vitin 1999 në Serie A. Ish-trajneri i Milanit dhe Real Madridit ka folur në Sky Sports Club: “Kvara dhe Leao kanë një cilësi që i lartëson në krahasim me lojtarët e tjerë në ligë: dinë të driblojnë dhe pastaj të ngrenë kokën.
Nuk e ulin dhe më pas humbasin pasimin tjetër sic ndodh me shumicen. Në vend të kësaj, ata ngrenë kokën, e mbajne lart ate kur bejne driblime apo edhe sprinte, ndaj kanë cilësinë për të kuptuar se cilit partner t’i shërbejnë”.
Në fund të fjalës së tij ndërhyri Marco Bucciantini: “Këta dy fëmijë na afrojnë pak më shumë me futbollin europian nga i cili kemi humbur kontaktet prej shume vitesh dhe nuk e kemi kuptuar”.
Një lavdërim shumë më se i merituar për portugezin dhe gjeorgjianin. Dhe kush e di nëse njëri nga të dy do të jetë në gjendje të bëjë mirë edhe në futbollin evropian që ka rëndësi, një objektiv që skuadrave italiane i mungon aq shumë.



