“Ky lojtar i Kosovës është C.Ronaldo, madje shkëputje të këtij niveli as portugezi nuk bën”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka bërë një krahasim interesant këtë erë. Derisa herëve të kaluara krahasonte vetën me Mourinhon këtë herë radhën ua ka lënë futbollistëve, shkruan Demokracia.com.
Tekniku llapjan është shumë i lumtur me futbollistin Ilir Krasniqi, paraqitjet e të cilit shtynë trajnerin e Kosovës, Alian Giresse ta ftoj në ekipin A.
Sot Batatina ka ardhur me një postim në Facebook, ku ka nxjerrë një fotografi nga shkëputja e Krasniqit të cilin e cilëson me lart sesa Ronaldon. “Shkëputje të këtij niveli as Ronaldo nuk e ka, super Ilir Krasniqi”, ka shkruar Batatina.
Ilir Krasniqi, i cili për herë të parë ndodhet i grumbulluar me ekipin kombëtar, është shprehur i lumtur që përzgjedhësi Alain Giresse e ka vlerësuar formën e tij në këtë edicion.
“Jam mjaft i lumtur që jam këtu dhe për ftesën nga trajneri. Më kanë pritur ngrohtë mua dhe dy lojtarët e tjerë të Superligës”.
“Atmosfera është e mirë, madje shumë më e mirë se sa që e kam menduar. Shpresoj të vazhdojmë kështu. Kjo po tregon se ndoshta në të ardhmen do t’i jepet mundësia edhe më shumë lojtarëve të Superligës siç jemi ne në këtë grumbullim”.
“Shpresojmë të rritet ky numër në të ardhmen. Pritjet gjithmonë janë maksimale, besoj që t’i fitojmë pikët e plota edhe pse e dimë se do të jetë e vështirë, por shpresojmë më të mirën”, ka theksuar Krasniqi.





