La cigaren gjatë shtatzanisë dhe kurseu 1 milion lekë, nëna e re shqiptare tregon historinë

Luçiana Feneraj, një mami krejt e re dhe simpatike, është shprehur se ka lënë cigaren për një arsye super të thjeshtë: mësoi se ishte shtatzënë. Veprimi më i mirë i mundshëm, padiskutim.
Ajo vendosi që për një vit të hiqte dorë nga duhani, me shpresën se do të zgjatej edhe më shumë si kohë. Ajo ka kursyer plot 1 milion lekë. Mund të duket si barcaletë për disa, por kështu ka bërë realisht.
E ftuar në emisionin e përditshëm “ABC e Mëngjesit”, ajo bashkë me vajzën 4-muajshe, Luara, ka treguar se e mori këtë vendim per vajzen e saj, dhe se me paratë e mbledhura, do të shkojnë për pushime në jug të Shqipërisë.
“Në fillim mora vesh që isha shtatzënë dhe ndërpreva cigaren që kisha 5 vjet që e pija. Në fakt ne kishim 10 vitesh lidhje që e prisnim dhe për shëndetin e fëmijës bën gjithçka.
Unë nuk e kisha menduar këtë sepse nuk më bezdiste fakti për 300 leke të reja në ditë, por në fund kur i mbledh dalin shumë. Gjithashtu, kam shtuar edhe ndonjëherë lekë nga xhepi.
Vetëm unë, jo bashkëshorti, i bëj thirrje atij të lërë cigaren që të na paguaj vitin tjetër pushimet në Turqi, jo në Shqipëri. Këtë herë kemi zgjedhur Jugun dhe do shkojmë me lekët që kemi mbledhur.
I kam nisur më herët pushimet e para në mal se vajza është e vogël. Më shumë për ajërin e pastër, larg smogut të Tiranës”, u shpreh Luçiana.









