Lajm i keq për Milanin, edhe pse gjërat dukeshin të përfunduara, por…

Reuters ka njoftuar se “Investcorp” është tërhequr nga gara për të blerë Milanin, duke lejuar “Redbird” të përfundojë blerjen.

Raportet më herët, detajonin se si firma amerikane e investimeve është e përgatitur të paguajë 1.3 miliardë euro për kuqezinjtë, një shifër që mund të rritet në 1.8 miliardë euro për disa vite.

Elliott Management, ka bërë një punë të mirë duke e kthyer klubin pas epokës kaotike post Silvio Berlusconi dhe skuadra tani është në rrugën e duhur për të fituar titullin e tyre të parë në një dekadë.

Siç raportohet, “Investcorp” ka pezulluar bisedimet me Elliott në lidhje me një blerje të mundshme të Milanit dhe ata tani janë tërhequr nga gara, duke i dhënë “Redbird” hapësirë ​​të lirë për të mbyllur me lehtësi marrëveshjen.

Fondi i investimeve të Bahrejnit dukej tepër afër arritjes së një marrëveshjeje për kuqezinjtë, por bisedimet ngecën në lidhje me formulën e ofertës së tyre prej 1.2 miliardë eurosh, ku 400 milionë euro nga kjo tarifë thuhet se do të vijnë nga huatë, me 800 milionë euro të tjera nga kapitali. Elliott nuk ishte i kënaqur me këtë ide, pasi kishte punuar shumë për të balancuar financat gjatë viteve të fundit.